Bota

Andersson zgjidhet kryeministre e Suedisë për herë të dytë në një javë

Socialdemokratja Magdalena Andersson, u zgjodh kryeministre e Suedisë për herë të dytë këtë të hënë. Andersson ishte bërë gruaja e parë që drejtonte vendin skandinav një javë më parë, por dha dorëheqjen pas disa orësh pas refuzimit të manovrës financiare që ajo propozoi. Zgjedhja e saj do të bëhet zyrtarisht pas një audience me Mbretin Karl XVI Gustav.

Andersson kishte marrë drejtimin e vendit pavarësisht se ishte në gjendje të llogariste në një koalicion të pakicës dhe ishte i detyruar herë pas here të mblidhte vota edhe nga partitë opozitare.

Situatë që do të riprodhohet edhe në këtë tentativë të dytë: kryeministrja ka siguruar për momentin vetëm votat e partisë së saj.

Ishte Partia e vogël e Qendrës që tërhoqi 7 ditë më parë mbështetjen për buxhetin e Andersson, duke e lënë me vota të pamjaftueshme në Parlament. Qeveria e Andersson, së cilës iu deshën javë të tëra negociatash për t’u formuar, u rrëzua shpejt. Tre partitë që e sollën atë në pushtet më herët treguan se do ta lejojnë sërish të zgjidhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë