Futboll

Ançeloti 3 fitore radhazi dhe kryeson, Mançesteri fiton me VAR pas 100 minutash

Është një skuadër e Liverpulit me pikë të plota pas 3 ndeshjesh. Nuk është banda e Jurgen Klop që mban lart flamurin, por Evertoni i Karlo Ançelotit. “Toffees” kanë fituar 1-2 në fushën e Kristal Pallasit dhe ky është suksesi i tretë radhazi në 5 ndeshje zyrtare të sezonit të ri, diçka që nuk ndodhte që prej vitit 1938, 82 vite më parë. Një sukses i merituar, që e jelon Ançelotin të kalojë sërish Roi Hodgsonin, 6-2 tashmë për italianin. Në fund, trajneri humbës ka kapur për krahu fituesin, një gjest klasi nga ana e “plakushit” anglez.

Evertoni feston fitoren ndaj Kristal Pallas. Gazeta Si, 26 shtator 2020

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Evertoni realizoi pas 10 minutash, kur pas një kombinimi Koleman-Rodrigues-Koleman, sulmuesi Kalvert-Leuin mposhti Guaitën. Kristal Pallas reagon mirë dhe Koujate barazon shifrat, më pas Uard prek topin me dorë pas krosit të Riçarlison, por VAR-i i mohon penalltinë Evertonit. Në një tjetër prekje me dorë të Uard në zonë, VAR-i akordon penallti dhe Riçarlison shënon golin e fitores.

Ndeshje e çmendur në Brajton, për “Guinness”. Trosard goditi tri herë shtyllën, ndërsa fitorja e Mançester Junajtid u dha nga VAR-i pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes. Brajtoni goditi 5 herë shtyllën në total dhe nuk e meritonte humbjen ndaj Mançesterit, që u kthye në fushë për të gjuajtur penalltinë e fitores. Po ashtu, Brajtonit iu dha një penallti, që më pas u anulua nga gjyqtari Kavanagh, i cili duhet të japë shumë shpjegime për vendimet e tij. Ai ishte protagonist negative i ndeshjes që zgjati 100 minuta.

Arbitri Kavangh, protagonist i ndeshjes Brajton-Mançester Junajtid, 2-3. Gazeta Si, 26 shtator 2-3

Ndeshja u kushtëzua nga nga një seri e pabesueshme shtyllash për Brajtonin, e para pas 9 minuatsh nga Trossard, e dyta në të 21-ën po nga Trosard, kurse e treta ishte një traversë e Uebster në të 30-ën. Maupai shënoi me panallti, 3 minuta më pas Mançesteri barazoi. Rashford realizoi golin e avantazhit për “Djajtë”. Në të 60-ën vjen shtylla e 4-t e Brajtonit me Març dhe në të 77-ën traversa e Trosard. Vendësit besojnë dhe në minutën e 95-të barazojnë me Jahanbakhsh. Ndeshja mbyllet, por Kavanagh, siç do të shprehej trajneri Poter më pas, akordon tjetër shtesë. Arbitri konsultohet me VAR-in pasi kishte vërshëllyer për fundin e ndeshjes dhe akordon penallti për Junajtid, që Fernandes e kthen në gol.

Një ndeshje spektakolare ka bërë edhe Çelsi, që pas pjesë së parë mundej 3-0 Uest Bromuiç Albion, por në të dytën barazoi 3-3. Për skuadrën e Frenk Lampard shënuan nga Mount, Hudson-Odoi dhe Abraham.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë