Lajme

Analiza paraprake / LSI humb bastionin e Skraparit

Rezultatet paraprake të pjesëmarrjes në zgjedhje deri në orën 18:00 sugjerojnë se Partia Socialiste ja ka dalë mbanë që të thyejë Skraparin, bastionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe vendlindje e Presidentit Ilir Meta.

Sipas këtyre të dhënave, në Skrapar kanë votuar deri në orënb 18:00 mbi 4 mijë votues. Nëse supozojmë se që të gjitha këto vota, me përjashtim të një përqindje të ulët të tyre mund të kategorizohen si të pavlefshme, janë hedhur për Partinë Socialiste, atëherë LSI ka humbur në bastionin e saj.

Gjithmonë nëse e marrim si të mirëqënë që të gjitha votat në kuti janë hedhur për Partinë Socialiste, atëherë kjo e fundit ka rritur me katër herë më shumë elektoratin e saj në krahasim me zgjedhjet e 2015, kur mori vetëm 1155 vota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë