Futboll

Analiza e Superiores/ Partizani godet më shumë drejt portës, Egnatia më efikase

Gazeta Si – Rinis të premten kampionati i Superiores me derbin mes Dinamos dhe Partizanit. Nga një analizë e gjysmës së parë të sezonit dalin disa të dhëna interesante të lojës sulmuese të 10 skuadrave të elitës së futbollit shqiptar.

Partizani është skuadra që gjuan më shumë drejt portës kundërshtare, me 12.35 gjuajtje për ndeshje. Më pas vjen Dinamo me 11.65. Egnatia kryesuese ndryshon në këtë drejtim, sepse ka përqindjen më të lartë të saktësisë në gjuajtjet drejt portës, 40%. Sulmuesit e rrogozhinasve, Vusal Isgandarli (tashmë i larguar) dhe Gytis Paulauskas janë më të saktët me 59% dhe 52%.

Më pas vijnë Tirana dhe Partizani me 37.8% saktësi të gjuajtjeve drejt portës gjatë një ndeshjeje. Skenderbeu gjuan më pak, 8.9 goditje për ndeshje dhe ka përqindjen më të ulët të gjuajtjeve në kuadrat, 29.6%.

Në një nga gjuajte e dërgojnë topin në kuadrat Teuta dhe Vllaznia, që bashkë me Skënderbeun mbyllin renditjen me përqindjen më të ulët të goditjeve në portë.

Në mbrojtje skuadrat më të mira janë Laçi dhe Vllaznia, që kanë marrë respektivisht 9.1 dhe 9.25 goditje drejt portës së tyre për ndeshje. Në anën tjetër, skuadrat që pësojnë më shumë gjuajtje drejt portës së tyre në një ndeshje janë Kukësi me 14.18 goditje dhe Teuta me 12.13.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë