Vende dhe Udhetime

Amsterdami një ndër destinacionet më të pëlqyera në botë

Amsterdami është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Mbretërisë së Holandës me mbi një milionë e gjysmë banorë. Statusin si kryeqytet e ka me Kushtetutë, edhe pse selia e qeverisë është në Hagë.

Sipas raportit vjetor të ‘Top 100 City Destinations’ nga hulumtuesi i tregut Euromonitor International, Amsterdam është mes 25 qyteteve më të vizituara në botë dhe mban vendin e 23-të.

Në 2018, 8,5 milionë njerëz vizituan Amsterdamin, 8 për qind më shumë se në vitin 2017. Një vizitor është përcaktuar si një turist ndërkombëtar që qëndron në qytet për më shumë se 24 orë, por jo më shumë se 12 muaj. Ata që janë në një ditë udhëtimi në qytetin holandez, pra, nuk numërohen në totalin e numrit të vizitorëve.

Në vitin 2012, Amsterdami u rendit si qyteti i dytë më i miri në botë për të jetuar. Aty ka jetuar edhe e famshmja Anne Frank, e cila mbante ditarin gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe artistët Rembrandt Van Rijn dhe Vincent van Gogh, si dhe filozofi i njohur Baruch Spinoza.

Këtë vit, Amsterdami është i 23-ti në renditjen globale, duke lëvizur katër vende që nga viti 2012. Amsterdami vjen në vendin e 7, pas Londrës, Parisit, Stambollit, Romës, Antalias dhe Pragës. Kjo është renditja e 10 qyteteve në Evropë:

Londër
Paris
Istanbul
Roma
Antalya
Prague
Amsterdam
Barcelona
Milao
Vienna


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë