Vende dhe Udhetime

Amsterdami merr masa kundër fluksit të madh të turistëve

Rreth 42 milionë njerëz parashikohet të vizitojnë vendin çdo vit deri në vitin 2030, nga 18 milionë në vitin 2018, ka zbuluar bordi turistik i Holandës. Nisur nga numri i madh i turistëve që vizitojnë këtë vend, bordi mbikëqyrës i turizmit po merr masa paraprake për ndalimin e promovimit të vendit si një destinacion turistik. "Është normale që në një vend si Holanda të ketë kaq shumë vizitor, por për të qenë në gjendje për të kontrolluar numrin e madh të turistëve që hyjnë çdo vit, ne duhet të marrim masa tani" , thuhet në një dokument nga bordi që kontrollon sektorin e turizmit në vend.

"Në vend të promovimit të destinacionit është koha për menaxhimin e destinacionit", thuhet në
dokumentin që parashtron strategjinë dhe sugjeron se kjo mund të kërkojë që në mënyrë aktive të largojë njerëzit që të vizitojnë zona të caktuara përmes mbylljes së këtyre pikave, siç janë: kopshti i tulipanëve, mullinjtë e erës, apo fshatrat e vegjël piktoresk.

"Standardi i jetesës së disa prej banorëve të vendit është thënë të jetë nën presion. Turizmi nuk është një qëllim, në këtë perspektivë", tha një zëdhënëse e bordit turistik për strategjinë, e cila u krijua në fund të vitit të kaluar.
"Disa qytete dhe rajone janë shumë tërheqëse për turistët - qytete të tilla si Amsterdami apo zona të tilla si Giethoorn, - ka shumë turistë kinezë që janë të interesuar në atë fshat", tha zëdhënësja e bordit
Ajo është shprehur se strategjia nuk përjashton promovimin e atyre zonave, të cilat kanë një nevojë të dëshpëruar, për tu vizituar nga turistët, zona të cilat ndodhen në veri të vendit.
“Ne bëjmë promovim, por jo për kryeqytetin tonë”, tha ajo. Amsterdami, me1.1 milion njerëz, tërheq më shumë se 17 milionë vizitorë në vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë