Politike

Amnistia, qeveria hap burgjet, dalin 630 të dënuar

gazetasi

Për këtë vit qeveria pritet të japë amnisti për të burgosurit. Një projektligj i hartuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat duhet të japin vlerësimin e tyre dhe më pas ta paraqesin për votim në Parlament.
Sipas burimeve pranë ministrisë së Drejtësisë, drafti i hartuar i është dhënë dikastereve përkatëse dhe pas konsultimeve do të miratohet nga qeveria.


Përfituesit
Drafti parashikon që të përfitojnë të gjithë nga amnistia të gjithë personat të dënuar me burgim deri në tre vjet, për dënimet të dhëna deri më 30 nëntor 2018, pavarësisht kohës së mbetur të dënimit. Gjithashtu, amnistohen të gjithë personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur një periudhë deri në dy vite burgim.
“Amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ; Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet; Amnistohen personat e dënuara femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç; Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç”, thuhet në draft.

Faksimile p/ligjit "Për Amnistinë", i hedhur për diskutim nga Ministria e Drejtësisë

Gjithashtu amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, pavarësisht nga ndalimet e nenit 4 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 87, në paragrafin e dytë, të nenit 88, në nenet 100, 101, 103, 104, 107/a, 108, 109, 110/a, 139, 140, 141, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 333, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Kategoritë që përjashtohen


Të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit,vrasje me paramendim apo me dashje, si dhe ata që kanë kryer vepra penale kundër fëmijëve, martesës ose familjes, si dhe për korrupsion të zyrtarëve nuk përfitojnë nga kjo amnisti.
Gjithashtu është vendosur se nuk do të përfitojnë nga amnistia, as të dënuarit për krime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokrat të zgjedhjeve.
Amnistia rikthehet pas 2 vitesh. Për herë të fundit të dënuarit kanë përfituar lirinë në vitin 2016 kur lanë qelitë mbi 700 të burgosur. Ndërsa vitin e kaluar amnistia nuk u aplikua. Të drejtën për të amnistuar të dënuarit e ka edhe Presidenti. Nga ana e tij, kreu i shtetit Ilir Meta ka paralajmëruar se nuk do amnistojë asnjë të dënuar për vepra penale si dhunë në familje apo dhe krime seksuale. Projektligji do të votohet në Kuvend brenda këtij sesioni kuvendor, nëse qeveria merr miraton brenda këtij muaji. Kjo amnisti pritet t’i japë zgjidhje edhe çështjes së mbipopullimit në burgjet shqiptare. Për periudhën janar-dhjetor 2017 janë trajtuar mesatarisht 5466 të burgosur në të gjitha IEVP, prej të cilëve 2873 të dënuar dhe 2593 të paraburgosur.   


Amnistohen

  1. Amnistohen persona e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2018, pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit.
  2. Amnistohen persona e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.
  3. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 55 vjeç.
  4. Amnistohen persona e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç.
  5. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz nën moshën 18 vjeç, pavarësisht nga ndalimet e nenit 4 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që janë dënuar për veprat penale të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/b, 79/c, 81, 87 në paragrafin e dytë, të nenit 88, në nenet 100, 101, 103, 104, 107/a, 108, 109, 110/a, 139, 140, 141, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 333, 333/a e 334 të Kodit Penal.   

Përjashtohen nga amnistia

Pavarësisht nga parashikimet e nenit 3, nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:
a) Krime kundër njerëzimit, të parashikuar në nenet 73, 74, 74/a e 75 të Kodit Penal
b) Krimet kundër jetës me dashje të parashikuara në nenet 76,77, 78, 78/a, 79. 79/a, 79/c, 81, 82, 83/a, 83/b e 84/a të Kodit Penal, si dhe në nenin 77 të Kodit Penal Ushtarak.
c) Për vepra penale të kryer me dashje kundër shëndetit të parashikuar në nenet 86, 97,88, 89/a, e 99 të Kodit Penal;
ç) krime seksuale të parashikuara në nenet 100, 101, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a të Kodit Penal;
d) vepra penale kundër lirisë së personit të parashikuara në nenin 114 dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenet 109/b dhe 109/c; në paragrafin e dytë të nenit 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;
dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuar në nenin 114 dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 117 të Kodit Penal.
e) Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e dytë e të tretë të nenit 124/b; në nenet 128/a, 128/b e 130/a të Kodit Penal;


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë