Politike

Amnistia Penale, drafti i parë në tryezën e grupit të punës mes PS dhe PD së Rithemelimit, në prill shkon për votim në parlament

Amnistia Penale pritet të jetë dokumenti i parë në tryezën e grupit të punës i ngritur nga Komisioni i Ligjeve mes socialistëve të Ramës dhe demokratëve të Berishës. Mësohet se mazhoranca është tërhequr nga propozimi për të amnistuar zyrtarët e dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Ndërkohë A2 CNN referuar burimeve njoftoi se do të zgjerohet edhe numri i protestuesve që do të falen.

PS ka pranuar që përfitues nga aministia të jenë jo vetëm të dënuarit për tubime të paligjshme, por edhe nga kategori të tjera të veprave penale, siç janë shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe goditja e forcave të policisë. Shumica e majtë do të jetë e hapur për të ndërhyrë për këta protestues, por sipas burimeve nuk do të ketë tolerim nëse për veprat ka patur pasoja të rënda.

Pasi të diskutohen edhe elementet e fundit në grupin e reformave, projekt-ligji pritet t’i drejtohet seancës së parë në javën e parë të prillit për të marrë votat e opozitës dhe shumicës.

Ndërsa demokratët janë në pritje të anëtarit tëLulzim Bashës për t’u bashkuar me Oerd Bylykbashin dhe Erisa Xixhon, edhe socialistët janë ende në dilemë për emrin e tretë. Përballë opozitës do të ulen Klotilda Bushka dhe Damina Gjiknuri, ndërsa karrigia e tretë pritet të ndahet mes Toni Gogut dhe Plarent Ndrecës, të cilët pas marrëveshjes kanë dhe dy role në komisionet hetimore për të dhënat e sistemit Tims dhe sterilizimit e chek-upit në Shëndetësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë