Lajme

“Amnistia” e Beqajt, PD: Një tallje me shëndetin e qytetarëve

Nisma e ish-ministrit Ilir Beqja për të falur gobat e vendosura nga AKU ndaj një pjese të biznesit sjell reagimin e opozitës. Nëpërmjet ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia, opozita e cilëson si një teatë me shëndetin e qytetarëve.

“A ju kujtohet Edi Rama kur në maj të këtij viti, për të larguar vëmendjen nga votimet moniste që po përgatiste, premtonte se siguria ushqimore për qytetarët do ishte prioriteti I tij e për pasojë po përgatiste ndryshime në Kodin Penal për të futur në burg këdo që abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve?

Premtimi i Ramës u pasua me një aksion intensiv gjithë verës të AKU që ndëshkoi me gjoba e mbyllje aktiviteti biznese të ndyshme nga veriu në jug dhe sot kuvendi I miratoi ato ndryshime në Kodin Penal, që shkojnë deri në 15 vite burg. Por këtu nis teatri makabër e i pafytyrë i kësaj mazhorance të korruptuar. Ilir Beqja, dikur ish ministër Shëndetësie, propozon një projektligj për ti falur gjobat e vendosura nga AKU atyre që kanë cënuar sigurinë ushqimore duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Tani Ilir Beqja mendon që t’u lehtësohet barra financiare nga gjobat bizneseve që nuk kanë qenë të licensuara për atë aktivitet, kur janë kontrolluar nga AKU, se këto biznese paskan qenë të painformuar që u duhej licencë për t'u tregtuar produkte ushqimore konsumatorëve”, deklaron Spahia.

Sipas tij, më tallje se kaq me njerëzit e shëndetin e tyre nuk ka dhe se qeveria nuk bëhet dot me qytetarin edhe kur e premtojnë me gojën e vetë Edi Ramës. “Grykësia është më e fortë edhe se cipa e fytyrës kur premton dicka me zë e figurë. Me kulisa të tilla tregojnë se as nuk u bëhet vonë për shëndetin e qytetarëve. I shohin vec si kontigjent votash në fushatë!”, shprehet demokrati.

Beqaj tashmë deputet i PS-së ka depozituar një projektligj që kërkon faljen gjobave për firmat për një periudhë të caktuar me argumentin se ato nuk ishin në dijeni për kushtin e regjistrimit pranë Qendrës së Regjistrimit të Biznesit.

Nisma në kundërshtim me nismat e qeverisë, madje duke u bërë palë me abuzuesit, në relacionin e  projektligjit “për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor”, thuhet se qëllimi i projektligjit është lehtësimi i barrës së operatorëve ekonomikë që kanë aktivitet kryesor prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen me shumicë të ushqimeve si dhe shitjen me shumicë të prodhimeve shtazore, të cilët janë gjobitur nga AKU-ja pasi nuk kanë qenë të licencuar për ushtrimin e aktivitetit në momentin e kryerjes së kontrollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë