Treg

Amnisti me ligj për (pa)sigurinë ushqimore

Deputeti socialist, ish-Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja dy ditë më parë i ka propozuar Kuvendit amnisti për subjektet që merren me tregtimin e ushqimeve dhe prodhimet shtazore, të cilët janë gjobitur nga AKU-ja pasi nuk kanë qenë të licencuar për aktivitetin në momentin e kryerjes së kontrollit, por që aktualisht janë pajisur me licencën përkatëse.

Kjo ndodh në një moment kur Parlamenti, sot në Seancë Plenare, rrëzoi dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Penal, që parashikon sanksione më të forta (3-15 vite burg) ndaj bizneseve abuzuese me sigurinë ushqimore.

Në realiconin bashkëngjitur propozimit, ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja propozon që gjobat e vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për subjektet e biznesit ushqimor në periudhën 1 korrik 2019 deri ne 31 gusht 2019 të falen.

"Nga kontaktet që unë si deputet kam pasur me operatorë të ndryshëm ekonomikë të biznesit Ushqimor, të cilat më kanë shprehur shqetësimin për gjobat e vendosura dhe bllokimin e aktivitetit", shpjegon ish-ministri në relacion, këta të fundit janë shprehur se kanë qenë të painformuar për detyrimin e pajisjes me këto leje te veçanta.

Ai e mbështet kërkesën e tij në të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, që sipas saj, nr i kërkesave për licensim është 10 herë më i lartë në verën e 2019 krahasuar me verën e 2018 dhe miratimi në 2019 i më shumë se 75 % të kërkesave, sipas Beqjës, dëshmon se në shkallë shumë të lartë moszbatimi i ligjit nga operatorë të ndryshëm të biznesit ushqimor ka pasur si motiv kryesor mungesën e informacionit.

AKU ka ndërmarrë një fushatë intesnsive në terren për të gjurmuar minuesit e sigurisë ushqimore dhe subjektet e palicensuara që rrezikojnë gjithashtu sigurinë ushqimore.
AKU ka vendosur gjoba përpos subjekteve anonym për publikun, edhe operatorëve ekonomikë të dëgjuar dhe me reputacion në publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë