Futboll

Amir Rrahmani shpëton Napolin në shtesë, më i miri në fushë për kampionët e Italisë

Gazeta Si – Amir Rrahmani shpëton Napolin në një moment shumë delikat. Kapiteni i Kosovës ishte vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Salernitaës në ‘Maradona’. Ai shënoi golin e fitores në shtesë, duke i dhënë 3 pikë të çmuara skuadrës së tij.

Në rrëmujë e sipër, Rrahmani tundi rrjetën në minutën e 96-të dhe Napoli fitoi me përmbysje ndaj Salernitanës në javën e 20-të të Serisë A. Një gol që i jep edhe një shkelm krizës së Napolit, që nuk fitonte porej 3 ndeshjesh në kampionat.

Kandreva shtangu stadiumin ‘Maradona’ me një gol shumë të bukur. Në shtesën e pjesës së parë Napoli barazoi me një penallti të gjuajtur saktë nga Politano. Pjesa e dytë ishte një monolog i kampionëve të Italisë, që provuan me të gjitha mënyrat për të shembur murin e Salernitanës. Dhe ia dolën, falë golit të Rrahmanit.

Napoli [2]-1 Salernitana - Amir Rrahmani 90+6'
byu/LacrimeAl94PorcoDio insoccer

Mbrojtësi kosovar u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, i vlerësuar me notën 7, jo vetëm për golin e shënuar në shtesë, ku bëri një veprim prej sulmuesi tipik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë