Futboll

Amir Abrashi kthehet te Grasshopersi, firmos për 2 vjet me ekipin zviceran

Mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, është kthyer zyrtarisht te Grasshopersi, skuadra ku u rrit dhe ra në sy 11 vjet më parë. Lajmi është konfirmuar nga klubi zviceran, që ka bërë të ditura edhe detajet e kontratës me futbollistin shqiptar.

Abrashi ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Grasshopersin. Me këtë skuadër mesfushori energjik është aktivizuar në fillimet e karrierës së tij për 5 sezone, më pas kaloi në Bendesligë, ku veshi fanellën e Frajburgut. Pas përfundimit të huazimit te Bazeli, Abrashi ishte lojtar i lirë dhe ai ka zgjedhur të ribashkohet me Grasshopersin.

Zyrtarizimi i Abrashit nga Grasshopers. Gazeta Si, 23 qershor 2021

Me përvojën e tij të gjatë, mesfushori 31-vjeçar do të jetë një pikë e fortë për skuadrën e re. “Gjiththmonë kam dashur të kthehet te Grasshoperi dhe ishte koha e duhur për ta bërë këtë gjë. Mezi po e prisja”, - është shprehur Abrashi pas firmës me Grasshopersin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë