Keshilla

Ambientet më të ndotura në shtëpinë tuaj

Shpesh herë mendojmë se ambienti më i ndotur dhe ku duhet të tregojmë kujdes të veçantë në shtëpi është banja, por në fakt nuk është vetëm kjo. Sipas një eksperimenti të kryer pak kohë më parë nga ekipi i BBS-së “Trust me I’m a Doctor”, u zbulua se vendi më i ndotur në shtëpi është kuzhina.

logo hippo

Rezultatet treguan se rikolonizimi i mikrobeve në kuzhinë është pothuajse i menjëhershëm dhe pas 12 orësh shumë lloje të ndryshme kërpudhore janë rritur.

Objektet më të ndotura në kuzhinë, rezultuan ato që janë më të përdorshmet, si sfungjeri i enëve si dhe leckat që pastrojmë. Gjithashtu objektet e tjera më të ndotura që përfshin kuzhina juaj janë lavamanët, prerësja e perimeve ose mishit dhe banaku. Ndërsa në banjë janë bideja, mbajtësja e furçës së dhëmbëve, rubinetet si dhe kabina e dushit. Është shumë e rëndësishme që çdo ditë pas dushit, të pastroni muret e kabinës dhe përshkoni me leckë për tharje që të largoni njollat nga uji dhe sapuni.

Te dorashkat ndodhen baktere, prandaj dezinfektimi i tyre është një mënyrë për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë