Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda këtij viti.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ku përshëndet mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ambasadorja Kim thekson se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë.
“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thekson ambasadorja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.