Politike

Ambasadorja Kim nga Kakavija: Luftoni krimin me zgjuarsi dhe pa mëshirë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përsëritur mesazhin e saj për agjencitë ligjzbatuese në vend që të tregohen të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve.

Nga pika kufitare e kalimit në Kakavijë, ku ka dhuruar disa pajisje për policinë, Kim theksoi se SHBA mbetet e palëkundur në angazhimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

“Angazhimi i qeverisë së SHBA-ve për forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj”, - tha ajo.

Ambasadorja shtoi se grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, ndaj dhe duhet kujdes.

“Ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim”.

Qeveria e SHBA-ve ka dhuruar për Policinë e Shtetit disa pajisje logjistike për doganën e Kakavijës në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë