Lajme

Ambasadorja Kim: Do vizitojmë qendrat edhe gjatë natës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte në Tiranë, në qendrën e numërimit 39, te Muzeu Kombëtar ku pa nga afër procesin e numërimit.

Përmes një njoftimi në Tëitter, ambasadorja amerikane thotë se  stafi i Ambasadës do të vijojë procesin e vëzhgimit të qendrave të numëruesve edhe gjatë natës.

“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. E kënaqur të shoh një bashkëpunim të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, për ritëm më të shpejtë të procesit të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura”- shkruan Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë