Politike

Ambasadori Norman: Kandidatët për deputet të jenë të pastër

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, përmes një postimi në Twitter, ka një mesazh për klasën politike, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit po afrohet shpejt.

Palët duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë njerëzit të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar ose korrupsion apo të kenë lidhje të drejtpërdrejt me ata që janë”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë