Lajme

Ambasadori i SHBA-së, kosovarëve: Votoni për veten dhe të ardhmen tuaj

Sot po zhvillohen zgjedhjet në Kosovë, ku qytetarët kosovarë po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip S. Kosnett.
Kosnnet shkruan se dita e sotme është një ditë e rëndësishme. Ai u bën thirrje votuesve që të votojnë për vendin e tyre dhe për të ardhmen e tyre.
“Mirëmëngjes votues të Kosovës! Sot është dita për të dalë dhe për të votuar. Vota juaj ka rëndësi – votoni për veten tuaj, për vendin tuaj, të ardhmen tuaj!”, shkruan Philip S. Kosnett.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë