Politike

Ambasadori i OSBE: Po nxisim çdo formë për dialog mes palëve

Ambasadori i OSBE, Bern Borchardt pas një takimi me studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” deklaroi se po nxitet çdo formë që palët politike të ulen në dialog, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Ne po kërkojmë dhe nxisim të gjitha forcat politike që të marrin pjesë në zgjedhje. Nxisim dialogun dhe një përpjekje të përbashkët për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohet vendi”, deklaroi ai.
Ambasadori i OSBE thekson se e ka të pamundur që të parashikojë se çfarë do të ndodhë me situatën politike në Shqipëri.
“Nuk e kam sferën e kristaltë që të parashikoj të ardhmen”, u shpreh ai.
Sa i përket vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Borchardt tha se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017.
“Të gjitha partitë politike që kishin përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i njohën rezultatet e zgjedhjeve të 2017-ës”, tha Borchardt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë