Lajme

Ambasadori i BE-së, Soreca uron ministrat e rinj

Pas betimit në Presidencë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka uruar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Soreca shprehet se ministrat e rinj marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.
“Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Mirëpres të punoj me të gjithë!”, shkruan ambasadori në “Twitter”.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1085914617321320448

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë