Lajme

Ambasadori i BE mbledh nesër partitë e vogla të koalicionit opozitar

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigji Soreca, ka thirrur në takim partitë e vogla të koalicionit opozitar. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 16:00 me partitë e vogla PAA, PDIU, LZHK, PDK. Në fokus të diskutimeve do të jenë zhvillimet politike në vend.
“Ditën e nesërme, e enjte 25 prill, ora 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri z. Luigi Soreca. Takimi ka në fokus situatën politike në vend”, thuhet në njoftim.
Ambasadori Soreca takoi Bashën ditën e djeshme pas firmosjes së koalicionit opozitar.
Një ditë më parë partitë aleate të PD-së si LSI-ja, LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, firmosën formimin e koalicionit opozitar, i cili sipas tyre, synon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë