Politike

Ambasadori gjerman: Duhet balancim mes opozitës dhe qeverisë. Protesta? Fokusi të jetë gjetkë, tek alternativa qeverisëse

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner komentoi me gazetarët në Korçë bllokimin e punimeve nga pjesa me e madhe e opozotës në Kuvend dhe paralajmërimin e Sali Berishës për protesta në të ardhmen

“Mendoj se nëse energjia shkon në protestë nuk është një gjë e mirë pasi mendoj se energjia do të duhet të shkonte në formulimin e alternativës qeverisëse. Shoh më shumë energji në pengimin e parlamentit dhe shmangien e tij. Kjo, mendoj nuk është ide e mirë. Ka mënyra të tjera të ligjshme për të kundërshtuar atë që nuk na pëlqen nga mënyra se si qeverisja vepron”, tha Bergner.

I pyetur po nga media mbi mënyrën se si sot po funksionon opozita, Bergner tha:  “Do të shpresoja të shihja shumë shpejt një opozitë më të bashkuar që të luajë rolin saj si kontrollues të qeverisë në një mënyrë më efektive. Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave të opozitës më shumë se sa bën tani. Do të na pëlqente të shihnim një balancim mes punës së opozitës dhe asaj të qeverisë. Një opozitë e mirë ndihmon edhe punën e qeverisë.

Për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, tha se konsultimet po vijojnë, por se beson që të dyja shtetet kanë “bërë çmos për të respektuar rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë