Lajme

Ambasada gjermane: Tërmeti, tronditës edhe për ne

Pas tërmeteve të rëna gjatë fundjavës në vendin tonë, një mesazh solidarizimi për shqiptarët përcjell edhe Ambasada Gjermane në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ambasada thekson se tërmeti ishte tronditës edhe për ta.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij”, shkruan ambasada gjermane në “Facebook”.

https://www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana/photos/a.10151084778261353/10156218332626353/?type=3&theater

Për tërmetet ka reaguar edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
Pasi jep mbështetje për të gjithë shqiptarët, Sassoli thekson se Europa është gati të ndihmojë në rikonstruksionin e dëmeve që shkaktuan tërmetet.
“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me qytetarët shqiptarë. Mendimet tona janë tek ata që janë plagosur apo kanë humbur shtëpitë. Europa është gati të ndihmojë në rimëkëmbjet dhe rikonstruksionet”, shkruan presidenti i PE-së.

https://twitter.com/EP_President/status/1176076784464486402

Për lëkundjet e forta të tërmeteve ditën e djeshme reagoi edhe ish-Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ku theksoi se Bashkimi Europian ofron ndihmë menjëherë.
Tërmeti i fuqishëm i pasdites së të shtunës la pas 105 persona të lënduar, dhjetë prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha kryesisht në Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë