Lajme

Ambasada amerikane: Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen në çdo bashki

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një apel për qytetarët e saj në vendin tonë që të tregohen të kujdesshëm në datë 30 qershor për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Shqipëri.

Në njoftimin e saj, selia diplomatike e SHBA në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve amerikane që jetojnë në Shqipëri që të jenë të kujdesshëm për të evituar çdo situatë përplasje që mund ndodh.

Në njoftim, ambasada specifikon se në ditët e fundit ka pasur disa raste dhune, të cilat mund edhe të përsëriten në datë 30 ose më vonë.

“Kujdes rreth qendrave të votimit, qendrave të numërimit, zyrave të administratës zgjedhore në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki më 30 qershor 2019. Zgjedhjet komunale në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen më 30 qershor 2019. Votimi është planifikuar nga ora 7:00 deri në orën 7:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki shqiptare. Numërimi do të pasojë në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë në disa ditë në bashki të caktuara. Incidentet e kohëve të fundit të lokalizuara kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke ngritur perspektivën e dhunës ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, në ditët që i paraprijnë dhe numërimit të votave në qendrat e numërimit.

Veprimet për të marrë: Qëndroni vigjilent rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore. Shmangni çdo zonë ku ka shenja të dhunës së afërt ose të vazhdueshme. Jini të vetëdijshëm për zonën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime. Mbani një profil të ulët.”- thuhet në njoftimin e ambasadës shpërndarë për qytetarët e saj rezident në Shqipëri.

Në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit ka reaguar edhe ambasada italiane në vendin tonë, që iu kërkon gjithashtu qytetarëve të saj që të shmangin zonat ku mund të ketë dhunë.

Selia diplomatike italiane në Tiranë thekson se zonat më të rrezikshme do të jenë në veri të vendit.

“Me rastin e zgjedhjeve të kontestuara administrative të planifikuara më 30 qershor, ne theksojmë se mund të ketë kohë tensionesh pranë vendvotimeve, në veçanti, por me veçanërisht në veri të vendit. Prandaj rekomandohet që të shmangen zonat e ngjarjeve ngjitur me zyrat e partive, ndërtesat që do të presin vendvotimet dhe ngjarje të mundshme në të ardhmen, pasi ato mund të jenë vende të trazirave. Në përgjithësi sugjerohet që të përdoret kujdes maksimal gjatë lëvizjes. Ambasada e Italisë vazhdimisht po monitoron situatën kështu që rekomandohet të ndiqen përditësimet edhe përmes rrjeteve tona sociale, si dhe në shtypin vendor në përgjithësi.”- shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës italiane në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë