Lajme

Amazon sfidon Microsoft, bëhet kompania më e vlefshme amerikane

Për herë të parë, Amazon është bërë kompania më e vlefshme amerikane pasi ka kapërcyer gjigantin e teknologjisë, Microsoft.

Kompania me seli në Siatëll ka marrë vendin e parë pas rritjes së aksioneve të saj për 3.4%, të cilat e kanë rritur vlerën në treg në $796.8 miliardë dollarë.


logo hippo

Vlera është për 13.2 miliardë dollarë më e lartë se e Microsoft-it, sipas grupit të Dhënave të Tregut të Dow Jones.

Aksionet e Microsoft përfunduan në vendin e dytë me një vlerë totale prej 783.6 miliardë dollarësh, ndërsa Google ishte në vendin e tretë me një vlerë prej 745.6 miliardë dollarë.

Ndërkohë, Apple ra në vendin e katërt me një vlerë totale të tregut prej 701.99 miliardë dollarësh. Aksionet u fundosën javën e kaluar pasi zbriti udhëzimet e të ardhurave për tremujorin e rëndësishëm të festave, duke përmendur shitjet e dobëta të iPhone në Kinë dhe vështirësi të tjera.

Tregjet e aksioneve u rritën pak të hënën mes optimizmit që lidhet me negociatat e vazhdueshme tregtare midis SHBA dhe zyrtarëve kinezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë