Treg

Amazon nën akuzë: Shet libra të falsifikuar!

Amazon e ka krijuar pasurinë e saj fillestare me librat. Tani gjigandi i e-commerce “thyen turinjtë” mbi pikën e tij të fortë. Polemikat mbi krizën e besueshmërisë dhe mungesën e kontrolleve sjellë me vete shfaqjen e grupit në rolin e protagonistit dominues - një krizë që ai ndan me liderë të tjerë të mëdhenj të ekonomisë dixhitale – ka të bëjë me librat.

Nëse shoqëria e Jeff Bezos sot shet më shumë se gjysmën e të gjithë vëllimeve në tregun amerikan, fryt i një lidershipi gjithmonë e më të konsoliduar, kësaj tabloje optimiste i janë shumfishuar edhe rastet e mashtrimeve, nga falsifikimi deri tek manipulimi i teksteve.
Një investigim i “ New York Times”, që citon denoncime të botuesëve dhe autorëve, akuzon Amazon për indiferencën dhe mosshqetësimin ndaj autenticitetit dhe cilësisë të asaj çfarë publikon apo shet.

Në faqen e tij shfaqen rishitës që duken se nuk ekzistojnë, por janë aty veç për ofertën përmes Amazon të vëllimeve prej dhjetë dollarësh deri për shifra që mund të arrijnë edhe 100 apo një mijë dollarë, madje duke ngritur dyshime për operacione të pastrimit të parave.
Shpërthimi i komenteve false ka përfunduar në duart e autoriteteve federale. Dhe polemikat kanë shpërthyer në përhapjen e versioneve të shkurtuara të librave popullor ose të vlerësuar me çmime - për shembull Bad Blood, saga e skandalit gjigand Biotech Theranos.
Një prej “kapitujve” më të rëndë i takon vëllimeve të falsifikuara. Ndonjëherë edhe të teksteve delikate: siç është rasti i “The Sanford Guide to Antimicrobial Therapy”, që u shërben mjekëve e që përmban dozat e sakta për administrimin e barnave të destinuara për kujdesin e pacientëve që vuajnë nga infeksionet.

Prej dy vjetësh botuesi i “Antimicrobial Therapy”, lufton duke kërkuar të eleminojë një vërshim versionesh krejtësisht të parregullta të vëllimit të tij – shpesh të fotokopjuara dhe të shtypura keq, herë të palexueshme dhe plot me gabime – që mund të shkaktojnë dëme për shëndetin.

Publikimet e rreme i përkasin edhe shumë manualeve teknikë, shpesh të kushtueshëm, quali quelli sui computer della No Starch Press. Shtëpia botuese prej vitesh lufton pa e mpasur me vete fatin për ti zhdukur librat nga Amazon.

Klasikët ose pothuajse klasikët e letërsisë nuk janë imun nga fati i njëjtë. Mes teksteve të piratuar janë edhe ata të Arthur Miller dhe të Jorge Luis Borges, romanet e njohur të verdhë të Agatha Christie mes të cilëve “Vrasje në Orient Ekspres”.

Problemi është që, më shumë se pavëmendje, deri më tani konsiderohej si një “defekt” i brendshëm ndaj modelit të biznesit. Amazon zyrtarisht ka një qëndrim të relaksuar kur vjen puna te ndërhyrjet kundër atyre që publikojnë ose shesin përmes faqes së saj të internetit: "Është përgjegjësia juaj të siguroheni që përmbajtja të mos shkelë ligjet ose të drejtën e autorit, markat tregtare të regjistruara, privatësinë, standardet e reklamimit e të drejta të tjera ", paralajmëron kompania. Dhe kritikët dyshojnë se Amazon nuk ka vullnet për të luftuar parregullsi të tilla: nëse autorët (të famshëm ose jo) dhe botuesit (të mëdhenj e të vegjël) humbin nga vëllimet e falsifikuara, kurse Amazon ende fiton dhe gjithmonë shet shumë e më shumë.

Shfaqja e problemit, nuk është i kufizuar vetëm tek mashtrimi me librat. Megjithatë kompania ka nisur të bëhet e vetëdijshme për të njëjtën kompani. Në shkurt, në komunikimet e saj financiare, kompania përfshiu për herë të parë falsifikimin si një faktor rreziku, duke pranuar se mund të mos jetë në gjendje të frenojë valët "joetike dhe të paligjshme" të shitjeve .

Për gjigandët hi-tech dhe dixhitalë sot mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë t'i shmangen përgjegjësive të tyre: përveçse duke qenë nën vëmendjen e konsumatorëve dhe kompanivë të tjera, bota politike dhe autoritetet antitrustale dhe rregullatore po rishqyrtojnë rolin e ndikimin e tyre. Kohët e fundit, butoni është ndezur për miliona biznese të rreme që shfaqen në Google Maps. Dhe Facebook mbetet i rrethuar nga polemika mbi shpërndarjen e informacionit të rremë dhe privatësinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë