Futboll

Amazon kërkon të blejë të drejtat televizive të Seria A

Kompania prestigjioze botërore “Amazon” po planifikon të blejë të drejtën e transmetimit të kampionatit italian të Serie A, duke konkurruar me një tjetër gjigant si Sky. Kompania me qendër në Seattle pritet të paraqesë në ankandin e 26 janarit ofertën për 1.15 miliardë eurosh, e cila do të shqyrtohet nga liga italiane.

“Amazon”, pronari i shërbimit Amazon Prime, e cila njihet në mbarë botën për transmetimin e filmave me pagesë, padyshim që është i interesuar për të drejtat e transmetimit. Shërbimi synon të zgjerojë ofertën sportive, pasi ka fituar të drejtën e transmetimit të Premier League, 16 ndeshjeve të Champions League, Formula 1, NFL-së, tashmë ka vendosur të konkurrojë hapur dy mediat “Sky” dhe “DAZN”.

Një konsorcium privat i përbërë nga Cvc, Advent dhe Fsi ka rënë dakord për të blerë aksione të kompanisë që do të krijohet nga Lega Serie A për të drejtat audiovizive, por, në përgjithësi, për produktet e futbollit. Ata pritet të paguajnë 1.7 miliardë euro për 10% të kompanisë së re që. Duke parë faktin se stadiumet në Itali dhe në shumë vende të botës janë mbyllur për shkak të pandemisë, si dhe rënies së investimeve në futbollin italian, Serie A mund të detyrohet t’i besojë “Amazon” të drejtën e transmetimit të kampionatit italian për vitet 2021-2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë