Futboll

Altin Lala me Hanoverin në Tiranë, luan ndaj ‘veteranëve’ kuqezi dhe Flamurtarit që mundi Barcelonën!

Gazeta Si - Një ditë pas Kombëtares A, që do të luajë miqësoren në Parma përballë Kilit, në Tiranë përfaqësuesja e veteranëve kuqezi, ku bëjnë pjesë rreth 20 lojtarë, do të luajë me Hanoverin. Jo atë të Bundesligës së sotme, por ndaj atyre që kanë luajtur dhe kishin kapiten mesfushorin edhe kapitenin e kuqezinjve, Altin Lala.

Një triangolare do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” ditën e shtunë në mesditë. Veç veteranëve kuqezinj, do të jenë veteranët e Hanoverit dhe veteranët e Flamurtarit të Vlorës.

Do të luhen 3 ndeshje nga 30 minuta, ku do të startohet me Shqipëri-Hanover, për të kaluar më pas me Hanover-Flamurtari dhe Shqipëri-Flamurtari. Tashmë është kthyer në traditë, ku ky grup ish-lojtarësh të Kombëtares prej disa muajsh stërviten rreth 2 herë në javë, nën drejtimin e trajnerit Sulejman Mema.

Me përfaqësuesen e veteranëve do të jenë: Isli Hidi, Arjan Pisha, Andi Lila, Nevil Dede, Erjon Xhafa, Elvis Sina, Endri Vrapi, Gentian Muça, Renato Arapi, Bledar Mancaku, Sabien Lilaj, Migen Memelli, Fjodor Xhafa, Gilamn Lika, Igli Allmuça, Jajmir Hyka, Sebino Plaku, Vjoresin Sinani, Dorian Bylykbashi dhe Edmond Kapllani.

Nga ekipi i Flamurtarit do të jenë: Daut Naço, Luan Birçe, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Roland Iljadhi, Eqerem Memushi, Bashkim Bega, Latif Gjondeda, Vangjel Laluci, Taulant Çerçizi, Aldo Guna, Vasil Ruci, Ervin Fakaj dhe Ardian Behari.

Përveç Hanoverit, më 20 prill, i njëjti ekip kombëtar i veteranëve do të zhvillojë një tjetër miqësore me një skuadër nga Holanda me ish-futbollistë, po në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë