Treg

Alitalia në udhëkryq, drejt përpjekjes finale

Alitalia gjendet në udhëkryq. Qeveria duhet të vendosë në orët e ardhshme nëse do të tentojë goditjen finale në marrëveshje me Benetton për të kompletuar “newco” të drejtuar nga Hekurudhat e Shtetit me Delta Airlines dhe Mef. Apo nëse do t'i duhet të eksplorojë një rrugë alternative, siç mund të ishte shitja te Lufthansa, e cila është e interesuar në pak më shumë se gjysmën e aktiviteteve të fluturimit. Plani i gjermanëve, që nuk paraqitën një ofertë detyruese, mund të çojë në rreth 5 mijë shkurtime.

Zgjedhja e Di Maio

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Luigi Di Maio, duhet të vendosë në zgjatjen e afatit për paraqitjen e ofertës së Fs (Fondeve speciale). Koha ka skaduar më 30 prill, pas dy shtyrjeve (31 janar 2019, mandej us hty në 31 mars e 30 prill). Fs kanë kërkuar një shtyrje sepse konsorciumi për "Al Nuova Alitalia" mblodhi anëtarësinë vetëm për 60% të kapitalit të (30% Fs, 15% secili Delta dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik). Janë vënë kontakte me Atlantia, shoqërinë e Benetton që kontrollon Autostrade per l'Italia e Aeroportet e Romës.

Por për të kuptuar nëse Atlantia, që zyrtarisht mohon të ketë interes edhe pse po e ndjek ndeshjen me vëmendje, do të dojë të aderojë në planin e shpëtimit të Alitalia e të derdhë 300 mln euro në “neëco”. Por ka nevojë për një qartësim politik: një “normalizim” të marrrëdhënieve me qeverinë e me Cinque Stelle në veçanti, pas tensioneve që shkaktoi rënia e urës në Xhenova (që shkaktoi 43 të vdekur) më 14 gusht 2018. Qeveria ka nisur procedurën për heqjen e koncesioneve të Le Autostrade D’Italia të Benettonit, ndonëse krahasuar me deklaratat e nxehta të muajve të fundit, klima duket më e qetë, edhe pse nuk ka një dialog midis kompanisë së udhëhequr nga Giovanni Castelluçi dhe M5S. Deri nesër Atlantia duhet t'i përgjigjet ankesave të fundit të Ministrisë së Transportit, me letrën e datës 20 dhjetor 2018, në procedurën e revokimit administrativ. Kompania ka konfirmuar se do të përgjigjet me komente dhe kundër-argumente.

FS kanë kërkuar një kohë “të arsyeshme”

Drejtori menaxhues i FS, Gianfranco Battisti, nuk foli për ndonjë afat për zgjatjen e re të kërkuar nga komisionerët. Në letrën dërguar Alitalian ai foli për nevojën për një kohë "të arsyeshme" për të verifikuar nëse tratativat mund të përfundojnë në mënyrë pozitive. Kompleksiteti i dosjes për të arritur një marrëveshje hipotetike me Benetton dhe Atlantia ndoshta do të zgjasë më shumë, të paktën deri në mes të qershorit. Di Maio nuk ka folur, por në deklaratat e tij të fundit ai nuk ka përsëritur kritikat ndaj Atlantisë. Ndërkohë, një senator i M5S, Giulia Lupo, ish pjesëtare e Alitalia dhe afër Di Maio, tha: “Shkoni përpara me FS, Atlantia, Delta dhe Muf. Një nga ekipet më solide që Atlantia ndonjëherë mund të arrijë të ketë”.

Hipotezat Toto e Invitalia

Hipotezat e tjera që kanë dolë ditët e fundit nuk janë anuluar . Mise ka pasur kontakte me familjen e Carlo Toto, ish-pronar i Air One i cili u shit në Cai-Alitalia në vitin 2008 (duke shkarkuar 600 milionë borxh neto financiar në kompani dhe fatura prej 450 milionësh për Toto). Por nga familja e Chietit, pronar i koncesioneve të tjera autostradash (Roma-L'Aquila-Terano dhe Rome-Pescara), Fs nuk morën asnjë ofertë për të hyrë në konsorcium për "Al Nuova Alitalia". Më 30 prill qarkulluan zëra seështë thirrur për negociata Invitalia, 100% kompani publike që ndërhyn në kompani që janë në krizë të thellë.

BE dhe ndihmat e Shtetit

Me shumë mundësi një ndërhyrje eventuale e Invitalia mund të rrisë kundërshtimet e BE ndaj ndihmës shtetërore. BE ka hapur tashmë një procedurë për të vlerësuar nëse kredia shtetërore prej 900 milionë dollarë dhënë kompanisë është një ndihmë shtetërore. Qeveria ka anuluar afatin për shlyerjen e huasë (do të ishte 30 qershor 2019). Ne tashmë e dimë se nuk do të ketë para për të rimbursuar të gjitha kreditë, duke pasur parasysh se Alitalia vazhdon të ketë llogari negative (të paktën 500 milionë humbje neto në 2018).

Alternativa Lufthansa

Alitalia nuk e di ende nëse do të mund të vazhdojë të fluturojë. Mbi tavolinë mbetet edhe hipoteza Lufthansa. Pozicioni i gjermanëve nuk ka ndryshuar në krahasim me atë të vitit që shkoi. Gjermanët kurrë nuk kanë bërë një ofertë të detyrueshme. Ata propozuan të investonin pak më shumë se gjysmën e aktivitetit të fluturimit, me rreth 74 avionë ose pak më shumë në një total prej 118. Gjermanët deklaruan se do të kishte 3,000 shkurtime në aktivitetet e fluturimit. Por do të kishte edhe pakësime në aktivitetet e tjera tokësore që gjermanët nuk kanë ndërmend të investojnë, siç janë mirëmbajtja, shërbimet e aeroportit (trajtimi) dhe zyrat. Nga 11,600 punonjës të Alitalia, vlerësohet se plani Lufthansa do të bënte rreth 5 mijë pushime nga puna. Detajet e planit Fs-Delta nuk dihen ende, por ajo që dihet me siguri është se shkurtimet e evndeve të punës, nga ç’është vlerësuar do të ishin jo më shumë se 2 mijë. Gjermanët deri më tani nuk janë konsideruar nga qeveria si një opsion i mundshëm. Për të hyrë në lojë ata duhet të autorizohen nga Di Maio..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë