Treg

Alitalia “në ajër”. Drejt raundit të katërt të shprehjes së ofertave për asetet…

Po shkohet drejt një shtyrjeje të re të afatit për paraqitjen e ofertës përfundimtare të Ferrovie dello Stato për kompaninë ajrore Alitalia. Lajmi vjen nga burime politike dhe është i motivuar nga konstatimi i pamundësisë së gjetjes së një marrëveshjeje me “partnerin e katërt”, të nevojshëm për të përfunduar konsorciumin në të cilin punon Fs, i vetmi subjekt që ka paraqitur një ofertë për komisionerët për të marrë përsipër aktivitetet e Alitalia.

Në mes të të interesuarve është edhe Lufthansa, por gjermanët momentalisht janë në pozicionin e vëzhguesit, ata kurrë nuk kanë paraqitur një ofertë reale. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për ndonjë hap të mundshëm përpara të gjermanëve si të interesuar real për Alitalian. Por burimet raportojnë se një shtyrje e re ka shumë të ngjarë. Është folur në Mise nga Luigi Di Maio dhe në mjedise të tjera që ndjekin çështjen. Do të ishte e katërta përpjekje për shpëtimin e Alitalias, bëhet fjalë për të paktën 15 ditë, por odisea e ofertës përfundimatare për kompaninë ajrore italiane të mbajtjes së flamurit mund të jetë edhe më e gjatë, një muaj.
Në fillim të majit Di Maio e kishte shtyrë afatin deri më 15 qershor për të kapërcyer bllokimin e zgjedhjeve europiane dhe për tu dhënë kohë negociatave mes qeverisë dhe grupit Benetton-Atlantia, por pa rezultat deri më tani. Të dyja palët kanë qendruar larg njëra-tjetrës.

Nuk ka patur “normalizim” të marrëdhënieve siç Atlantia aspiron pas tensionit të krijuar nga tragjedia e rënies së Urës Morandi në Xhenova ku pati 43 të vdekur dhe shpalljen e 5 yjeve në qeveri për të revokuar koncesionin e Autostrade Per L’Ialia.

Në fillim të muajit maj Drejtori menaxhues i FS, Gianfranco Battisti, nuk foli për ndonjë afat për zgjatjen e re të kërkuar nga komisionerët. Në letrën dërguar Alitalias ai foli për nevojën për një kohë “të arsyeshme” për të verifikuar nëse tratativat mund të përfundojnë në mënyrë pozitive. Kompleksiteti i dosjes për të arritur një marrëveshje hipotetike me Benetton dhe Atlantia ndoshta do të zgjasë më shumë, të paktën deri në mes të qershorit. Di Maio nuk ka folur, por në deklaratat e tij të një muaji më parë nuk ka përsëritur kritikat ndaj Atlantias. Ndërkohë, një senator i M5S, Giulia Lupo, ish pjesëtare e Alitalia dhe afër Di Maio, tha: “Shkoni përpara me FS, Atlantia, Delta dhe Muf. Një nga ekipet më solide që Atlantia ndonjëherë mund të arrijë të ketë”.


Por ende shpresat për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare duken të vakta dhe larg.

*Burimi: Il sole 24 ore

 

Më Shumë