Politike

Alimehmeti ‘fton’ Veliajn tek vendi i inceneratorit të Tiranës: Hajde shih shkeljet që janë bërë

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, kishte një kërkesë të dielën për kryebashkiakun Erion Veliaj.  

“Kemi kërkuar informacion publik me muaj ndaj Bashkisë Tiranë, nuk e kemi marrë atë asnjë moment. Kemi kërkuar në këtë moment interpelancë me kryetarin e bashkisë, zotin Veliaj për datën 21 dhjetor, ora 16:00 me firmat e 22 këshilltarëve bashkiakë. Dhe meqënëse ai bëri ftesë për të ardhur për të parë inceneratorin e Sharrës, për të parë inceneratorin e Elbasanit, ai e ka bërë këtë ftesë në që 2017-ën, ja ku jemi ne sot këtu.

Ne kemi ardhur, ku je? Hajde dhe ti, hajde ta shohim bashkë ku bëhet krimi. Këtu është situata, këtu është ai territor që është zaptuar, këtu është bërë dëmi mjedisor, këtu janë shkelur të gjitha ligjet dhe institucionet shtetërore. Ne jemi këtu. Je i mirësepritur”, theksoi Alimehmeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë