Politike

Alimehmeti: 7 problematikat që KLSH evidentoi gjatë pandemisë, politikat e ndjekura s’ofruan shërbimin e duhur   

Ilir Alimehmeti doli nga selia blu në cilësinë e Drejtuesit të Departamentit të Shëndetësisë për të renditur shkeljet që KLSH evidentoi gjatë menaxhimit të Covid-19 nga Ministria e Financave, ajo e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik.

“Menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, nxori në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si:

1. kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;

2. funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;

3. kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuara, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë në sytë e të gjithë shqiptarëve;

4. fonde financiare të pamjaftueshme, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;

5. mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve;

6. pamjaftueshmëri në  trajnimet e stafit mjekësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;

7. pasiguri në vendin e punës të mjekëve dhe infermirëve, tëcilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve; etj”, renditi Alimehmeti për të dalë me pas tek disa konkluzione të KLSH

“Politikat e ndjekura nga MSHMS dhe institucionet shëndetësore publike dhe jopublike nuk realizuan ofrimin e shërbimit shëndetësor si një e mirë publike, qëllim i ekzistencës dhe politikave të tyre, për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve.” Alimehmeti kërkoi që të tilla problematika të mos ndodhin më.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë