Politike

Grupi ‘Bardhi-Berisha’ bllokon punimet e reformës zgjedhore, largohen socialistët, Alibeaj nuk shkoi (video)

Ishte paralajmëruar si mbledhje që një javë më parë, por vetëm pak minuta para fillimit të komisionit për reformën zgjedhore, bashkëkryetari në emër të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kolegeve të tij demokrate që të marrin pjesë në komisionin për reformën zgjedhore, edhe pse debati nuk qëndron tek gjithëpërfshirja por te pozicioni i tij sa kohë që gëzon edhe të drejtën e vetos.

Alibeaj tha se i takon atij detyra e bashkëkryetarit si përfaqësues zyrtar i PD-së, ndërsa paralelisht kolegët e tij të orientuar tek grupi i drejtuar nga Gazment Bardhi vendosen që të bllokojnë komisionin e reformës zgjedhore. Ende pa filluar, Albana Vokshi i ka zënë vendin Damian Gjiknurit, ndërsa Lindita Metaliaj i ka zënë karrigen Enkelejd Alibeajt.

Deputetët që bllokuan Komisionin:

Albana Vokshi

Lindita Metaliaj

Ervin Salianji

Asllan Dogjani

Gazment Bardhi

Edmond Spaho

Flamur Noka

Xhelal Mziu

Lefter Geshtenja

Elda Hoti

Luan Baçi

Saimir Korreshi

Bledion Nallbati

Petrit Vasili

Dhurata Cupi

Isuf Cela

Fatmir Mediu

Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar te thirrur nga Gazment Bardhi deputetët e opozitës kanë vendosur që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore nga PS, Damian Gjiknuri doli nga salla e bllokuar e nga deputetët e opozitës dhe në fjalën e tij për mediat u shpreh se mbledhja është e pamundur në zhvillohet në sallë, si pasojë e akteve vandale të deputetëve.

E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që predendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk  e kanë lejuar.

Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre” tha fillimisht Gjiknuri.

I pyetur nëse mbledhja do të anulohet apo do të mbahet online, ai tha: “Do të ketë një njoftim. Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara.”

Grupi i deputetëve Bardhi – Berisha,  kanë që prej tetorit të vitit të kaluar në aksion dhe nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë