Futboll

Algjeria vendos të ndërpresë kampionatet në shenjë solidariteti ndaj palestinezëve

Gazeta Si – Vendimi është marrë ditën pas ngjarjes së rëndë në spitalin e Gazas. "Ndalemi në shenjë respekti ndaj martirëve të lavdishëm, viktimave të sulmeve të egra sioniste", - shkruhet në njoftimin zyrtar.

Atë që po ndodh ditët e fundit në Rripin e Gazës, ku kanë humbur jetën qindra njerëz të pafajshëm, po e përjeton edhe bota e sportit. Në mënyra të ndryshme. Algjeria për shembull ka marrë një vendim shokues, duke ndërprerë kampionatet e saj.

"Shprehim solidaritetin e plotë ndaj popullit vëlla palestinez. Në shenjë respekti për viktimat në Rripin e Gazës ndaj popullit të Palestinës, Federata algjeriane ka vendosur të pezullojë të gjitha kompeticionet dhe ndeshjet e futbollit deri në një njoftim të dytë".

Me këtë komunikatë, futbolli ndalet në Algjeri. Shtohen kështu tensionet në botën arabe, duke përfshirë edhe sportin. Vendimi në Algjeri është marrë një ditë pas masakrës në spitalin Al Ahli të Gaza City, ku humbën jetën qindra palestinezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë