Lajme

Aleatët, kërkesa Bashës: Afro të larguarit nga PD, krijo senatin e opozitës

Aleatët e Partisë Demokratike i kanë propozuar liderit të PD-së, Lulzim Basha një platformë me 7 pika, me qëllim institucionalizimin e raportit mes partive opozitare dhe krijimin e një qëndrimi të përbashkët politik.
Dy pikat kyçe të kësaj platforme janë kërkesa për të afruar të gjithë të larguarit nga PD-ja në të gjithë legjislaturat dhe krijimi i një senati opozitar, në përbërje të së cilit duhet të jenë intelektualë dhe figura të shquara jashtë vendit.
“Krijimi i Senatit të Opozitës. Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe afrimi i intelektualëve në emër të bashkëqeverisjes. Këshilli i ish-deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive. Grup që do analizojnë punën e qeverisë dhe do bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkurruese, për pushtetin lokal dhe qendror”, thuhet ndër të tjera në platformë.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet marrëdhënies me ndërkombëtarët bashkë me të cilët kërkohet t’i jepet fund krizës politike.
“Dialogu për zgjidhjen e krizës së rënde politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza”, thuhet më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë