Sport

Alcaraz në klubin special pas ‘Roland Garros 2025’

Spanjolli fitoi për të parën herë një ndeshje pas disavantazhit prej dy seteve. Carlos Alcaraz u bë vetëm tenisti i 9 që përmbys dy sete dhe fiton një Final në “Grand Slam” në “Open Era”. Kjo ndodhi ndaj Jannik Sinner për shifrat 4-6, 6-7(4), 6-4, 7-6(3), 7-6(10-2) për trofeun e “Roland Garros” të dielën. Alcaraz e nisi Finalen pa asnjë përmbysje prej dy setesh ndërsa tani ka një rekord prej 13 fitoresh e 1 humbjeje në ndeshjet me 5 sete, përfshi rekordin 4-0 në “Roland Garros”. 22 vjeçari është lojtari i 5 që kthehet nga dy sete në Finalen e “Roland Garros” dhe i pari pas Gaston Gaudio-s ndaj Guillermo Coria në vitin 2004. Gjithashtu ishte dhe Finalja e parë që kërkoi “tie-break” në setin final në historinë e turneut.

Finalet e fituara me përmbysjen e dy seteve
-Bjorn Borg fitoi Manuel Orantes në “Roland Garros 1974”
-Ivan Lendl fitoi John McEnroe në “Roland Garros 1984”
-Andre Agassi fitoi Andrei Medvedev në “Roland Garros 1999”
-Gaston Gaudio fitoi Guillermo Coria-n në “Roland Garros 2004”
-Dominic Thiem fitoi Alexander Zverev në “US Open 2020”
-Novak Djokovic fitoi Stefanos Tsitsipas në “Roland Garros 2021”
-Rafael Nadal fitoi Daniil Medvedev në “Australian Open 2022”
-Jannik Sinner fitoi Daniil Medvedev në “Australian Open 2024”
-Carlos Alcaraz fitoi Jannik Sinner në “Roland Garros 2025”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë