Spanjolli Carlos Alcaraz fitoi të 6 “ATP Masters 1000” dhe të parin në 13 muajt e fundit në “Rolex Monte-Carlo Masters” pas Finale-s ndaj italianit, Lorenzo Musetti. 21 vjeçari iberik bëri një paraqitje brënda prtishmërive dhe përfitoi nga problemet fizike Musetti-t në setin e tretë për fitoren 3-6, 6-1, 6-0 në “Court Rainier III”. Alcaraz mbërriti në Monte-Carlo pas eleminimit të papritur në raundin e 2 në Miami.

I kthyer në dheun e kuq, 21 vjeçari rigjeti tenisin e tij duke mundur në 3 sete Francisco Cerundolo-n dhe Arthur Fils, plus fitoret e pastra ndaj Daniel Altmaier dhe Alejandro Davidovich Fokina. Përballë 23 vjeçarit Musetti në të dytën Finale “Masters 1000” të sezonit mes dy tenistëve të lindur në vitet 2000, Alcaraz shfrytëzoi eksperiencën e ndeshjeve të mëdha. Nga ana e tij Musetti ishte në Finalen e parë “Masters 1000”.

Për të mbërritur këtu, ai eleminoi mes të tjerësh dy rivalë nga “Top 10” si Stefanos Tsitsipas dhe Alex de Minaur ndërsa shpresonte të ishte italiani i tretë që fitonte një turne “Masters 1000” pas Jannik Sinner (4) dhe Fabio Fognini-t që triumfoi në Monte-Carlo në 2019. Pas triumfit në “Roland Garros” dhe medaljes së argjendtë në “Paris 2024” një vit më parë, Alcaraz ruajti qetësinë dhe saktësinë për të mbërritur në titullin e 3 “Masters 1000” në dhe të kuq pas “Madrid ’22, ’23”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.