Treg

Albpetrol ka ndërprerë prodhimin

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka njoftuar sot nga foltorja e kuvendit në senacë plenare se është ndërprerë nxjerrja e naftës nga kompania shtetërore Albpetrol.

Belinda Balluku Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës

Arsyeja e dhënë nga ministrja Balluku është mbushja e depozitave. Pezullimi tha ajo, do të vazhdojë deri në nxjerrjen e një urdhëri të dytë.

“Sektori i naftës ka qënë një nga sektorët më të goditur nga covid-19 që ka reflektuar edhe tek situata e kompanisë shtetërore Albpetrol. E gjendur në një situatë shumë të vështirë, pasi në këto momente brandi i naftës ka arritur çmimin më të ulët, shpeshherë negativë historik. Ne kemi qënë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushuara, puset tona të mos jenë më operative.Për të gjithë punonjësit e Albpetrolit që janë shprehur të shqetësuar, pezullimi është për një përiudhë deri në nxjerrjen e një vendim të dytë, në përputhje me normalizimin e situatës, procesi i risktrukturimit që kemi nisur prej disa muajsh”.- u shpreh znj. Balluku.

Në fjalën e saj në Parlament, ministrja Balluku tha se punonjësit e rafinerisë së Ballashit, kanë përfituar nga paketa finaciare e dytë.

Janë mbi 970 punonjës, të cilët kanë marrë 40 mijë lekë si pagë për një herë të vetme. Ministrja u shpreh se është sistemuar si çështje dhe do shikohet një zgjidhje afatgjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë