Alkooli shkakton një në 20 vdekje në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 3 milionë njerëz gjatë vitit vdesin nga alkooli.
Rreth 2,3 milionë e këtyre vdekjeve në vitin 2016 ishin burra dhe rreth 29% e vdekjeve të shkaktuara nga alkooli kishin ardhur si pasojë e lëndimeve, përfshirë këtu aksidentet në trafik apo vetëvrasjet.
OBSH këtë raport e publikon çdo katër vite, dhe nga kjo rezulton se më të prekurit janë të rinjtë, 13.5% e numrit total të viktimave të alkoolit janë të rinj rreth të njëzetave. Raporti po ashtu nënvizon se konsumi i alkoolit është më i madh tek njerëzit varfër sesa tek të pasurit.
Një ekspert i kontrollit të alkoolit nga OBSH, Dr Vladimir Poznyak, i cili ishte përfshirë në raport, pasoja shëndetësore të alkoolit janë shumë të mëdha.
“Qeveritë duhet të bëjnë më shumë për të përmbushur objektivat globale dhe për të zvogëluar masën e alkoolit në shoqëri; kjo është e qartë dhe ky veprim mungon ose nuk mjafton në shumicën e vendeve të botës “, tha Poznyak. Ai gjithashtu shton se Europa është vendi që konsumon më shumë alkool në shkallë globale.
Por ka ca arsye për optimizëm. Raporti vëren se përqindja e pinë është duke rënë në një numër rajonesh, duke përfshirë Evropën dhe Amerikën. Për më tepër, ndërsa konsumi i alkoolit për person ka mbetur i qëndrueshëm, ai ka rënë nga 10.9 litra alkool të pastër në vitin 2012 në 9.6 litra në vitin 2016 në Evropë. Por shifra e përgjithshme mbetet më e larta në Evropë.
Raporti gjithashtu thekson se politikat e alkoolit luajnë rol në mbarë botën, duke zbuluar përpjekje të mprehta për të kufizuar reklamat dhe për të paralajmëruar njerëzit se alkooli sjell pasoja të rënda për shëndetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.