Kriza e refugjatëve në Venezuelë do të përkeqësohet deri në atë pikë sa të bëhet urgjenca botërore e dyta vetëm për atë të refugjatëve sirianë. Alarmi vjen nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian përgjigjet: në përfundim të Konferencës së Solidaritetit të organizuar në Bruksel, Zyrtarja e Lartë e BE-së Federica Mogherini – promovuese e dy ditëve në të cilën morën pjesë 120 delegacione midis qeverive dhe aktorëve privatë – njofton: “Ne kemi grumbulluar rreth 120 milionw euro për të ndihmuar vendin dhe kombet në Amerikën Latine dhe Karaibe që janë duke pritur refugjatë”.
Mogherini kujton se kriza e Venezuelës mund dhe duhet të zgjidhet vetëm përmes një zgjidhjeje “politike”. Konferenca pranoi se “kriza serioze dhe përkeqësuese politike, e të drejtave të njeriut dhe kushteve socio-ekonomike në Venezuelë ka prodhuar një nga situatat më serioze të zhvendosjes në botë”, me fluksin e njerëzve që “vazhdon pa lëvizje ndërsa burimet dhe fondet janë dukshëm më të ulëta sesa nevojat”.
Konferenca u kryesua bashkarisht nga Mogherini, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Oim, António Vitorino.
Sot ka 4,5 milion refugjatë Venezuelë, por deri në vitin 2020 mërgimtarët në vendet fqinje dhe Karaibe do të rriten në 6.5 milion. Në 80% të rasteve, në të vërtetë, venezuelasit në arrati kërkojnë strehim në vendet fqinje, veçanërisht në Kolumbi.
Siç dëshmoi ministri i Jashtëm i Bogotës, Carlos Holmes Trujillo: “Ne po përballemi me një krizë të një shkalle të jashtëzakonshme, e dyta pas asaj në Siri” me numrin e refugjatëve, të cilët “do të vazhdojnë të ngrihen derisa regjimi diktatorial i Nicolas Maduro të mbetet në pushtet” .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.