Futboll

Alarm sigurie në Francë para PSG-Milan, gjithçka për faj të …napoletanëve

Gazeta Si – ‘L'Equipe’ paralajmëron se në kryeqytetin francez mund të ketë trazira. Parashikohen përplasje mes tifozëve të Milanit dhe atyre të Napolit, të ftuar nga parisienët.

Në Paris pritet nesër një ndeshje shumë e rëndësishme në Grupin F të Ligës së kampionëve. Përtej zhvillimeve në fushën e blertë, vëmendja ka kaluar edhe te çështja e sigurisë. Në Francë ndeshja është vlerësuar me rrezikun 3, që do të thotë se autoritetet i druhen problemeve me rendin publik.

Gjithçka, sipas ‘l'Equipe’, ka të bëjë me përplasjet e mundshme mes tifozëve të Milanit dhe atyre napoletanë, që janë ftuar në Paris nga ‘Collettivo Ultras Paris’, me të cilët janë binjakëzuar.

"Në Paris priten 2000 tifozë kuqezinj, nga të cilët rreth 500 ultras, - shkruan ‘L'Equipe’. – Nuk ka përplasje mes tifozëve të dy klubeve, por prania e napoletanëve, që nuk kanë marrëdhënie të mira me tifozët e Milanit, rrit vëmendjen nga autoritetet franceze”.

Ka edhe një lloj frike me kontekst ndërkombëtar. Te PSG druhen se në shkallët e stadiumit do të shpalosen flamuj palestinezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë