Bota

Alarm në Britani: Kina mund të spiunojë me mikroçipin e pajisjeve elektro-shtëpiake

Gazeta Si - Një alarm kinez çdo ditë në shtypin britanik. Një ditë më parë, gazetat londineze ishin të shqetësuara për bashkëpunimin mes dyzet universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikës Popullore.

Ndërsa këtë të martë, lexohet se "Kina ka potencialin të spiunojë miliona qytetarë britanikë me mikroçipe të futura në pajisjet e makinave, pajisjet elektroshtëpiake, si frigoriferë dhe llamba".

Një raport privat i është dërguar qeverisë britanike, duke theksuar se si modulet “IoT” (Internet of Things), të cilat mbledhin të dhëna dhe i transmetojnë ato përmes rrjetit 5G, i ofrojnë Pekinit mundësinë për të gjurmuar njerëzit dhe aktivitetet industriale: “Ata po i kthejnë mikroçipet në armë, në Kuaj të Trojës për inteligjencë”, thuhet në studimin dërguar qeverisë të Madhërisë së Tij.

"Interneti i Gjërave" është shprehja e krijuar për të përshkruar pajisjet elektronike që lidhin dhe shkëmbejnë të dhëna në internet.

Ato variojnë nga PC-të, te orët inteligjente, te frigoriferët “inteligjentë” (ato të aftë për të vlerësuar datën e skadencës së produkteve që përmbajnë).

“Njerëzit nuk janë ende të vetëdijshëm për kërcënimin që paraqet vendimi i Kinës për të dominuar këtë sektor të tregut të teknologjisë; por nëse Pekini arrin të shfrytëzojë mundësinë, ai mund të zotërojë një sasi të frikshme të dhënash personale dhe tregtare”, i tha Charles Parton “Daily Telegraph”, autor i raportit për agjencinë amerikane OODA.

Këto të dhëna mësohet se i dorëzohen më pas qeverisë kineze. Diplomati Charles Parton paralajmëroi se duhet të ndalojë sa më shpejt shitja e këtyre pajisjeve në vendet e Europës dhe jo vetëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë