Ka ndodhur

Akuzohet se shembi urën e Darëzezës, arrestohet drejtuesi i kamionit

Drejtuesi i një kamioni, është vënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se të enjten shembi me mjetin e tij urën e Darëzezës për shkak të peshës së rëndë. I arrestuari Luftar Panahori  52 vjeç, banues në Roskovec, akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi i rrugëve".

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, 52-vjeçari ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike.

Për pasojë, ura është shembur, ku zona me rreth 2 mijë banorë është tërësisht e izoluar me pjesën tjetër. Ura u ndërtua në vitin 2017 nga ushtria, pasi ura e vjetër u shemb, ndërsa punimet nisën para zgjedhjeve por u ndërprenë disa ditë më pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë