Ka ndodhur

Akuzohet se ngacmoi seksualisht tri të mitura, në pranga 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura.

I ndaluari, V.M., 61 vjeç, banues në Erind, sipas policisë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Tashmë ai do të përballet në Gjykatën e Gjirokastrës, me akuzën e “Ngacmimit Seksual”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë