Ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin shtetasi Gëzim Toma.
Toma akuzohet për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës pak vite më parë.
31-vjeçari Gëzim Toma rezulton një ndër të dënuarit e fundit për vrasje me dashje. Ai është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit.
Toma u arrestua në fshatin Elaptora, pranë Kosturit në Greqi, teksa përpiqej t’i shpëtonte gjurmimit nga forcat e rendit.
Më 29 nëntor të vitit 2013, 7 persona u arratisën nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës.
Të arratisurit e asaj ngjarjeje që bëri bujë në vendin tonë ishin: Admir Tafili, lindur e banues në Shkodër; Fran Marashi, lindur e banues në Shkodër; Gëzim Guri, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Gëzim Toma, lindur e Banues në Dibër; Reiz Haxhiraj, lindur e banues në Selenicë të Vlorës; Artur Gora, lindur e banues në Pojan të Korçës si dhe Eduard Lula, lindur e banues në Përmet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.