Ka ndodhur

Akuzohet për trafik droge, lihet në burg efektivi i “Shqiponjave” në Sarandë

Efektivi i forcave “Shqiponja” të Sarandës, Lavdosh Metaj është lënë në burg me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. 38-vjeçari u arrestua tre ditë më parë pas një survejimi disa mujor.

Prokurori i çështjes, Lorenc Mërkuri, kërkoi si masë sigurie “Arrest me burg”, ndërkohë që dhe gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e prokurorisë.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe efektivi nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishte për përdorim vetjak.

Avokati i Metajt ka kërkuar një masë më të butë sigurie, ose dhënien e një garancie pasurore, por Gjykata e Sarandës nuk ka pranuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë