Lajme

Akuzohet për shpërdorim detyre, Ardian Dvorani shkon në Prokurori

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e Presidentit Ilir Meta.
Presidenti Ilir Meta ka paditur Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave” në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Dje ishte presidenti Meta që dha dëshminë e tij në Prokurori, për të cilën ka thënë se dha sqarime plotësuese në lidhje me dokumentet dhe faktet e depozituara më herët.

Pas daljes nga Prokuroria, presidenti Ilir Meta u shpreh se ky është një rast flagrant dhe shpreson që organi i akuzës të mos jetë nën presione politike.

Më pas ai ka publikuar edhe një video për të ritheksuar akuzat ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani, si përgjegjësin kryesor për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetutese.
Presidenca akuzon Dvoranin për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit.

Në videon e publikuar, Meta kujton se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ kolegjial dhe akuzohet Ardian Dvorani se nuk ka bërë transparencën e 32 mbledhjeve, duke shkelur ligjin për funksionimin e KED-së.

Presidenti thotë gjithashtu se për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, afati 30-ditor në rastin e Kuvendit urdhërohet drejpërdrejtë nga Kushtetuta, ndërsa në rastin e Presidentit vetëm nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë