Ka ndodhur

Akuzohet për plagosje, arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Roskovecit

Ish-kryetari i Bashkisë së Roskovecit është arrestuar si autor i dyshuar i një plagosjeje të ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Policia ka arrestuar Adriano Shabanaj dhe ka shpallur në kërkim Irfan Azizin, i akuzuar për mos kallëzim krimi. Shabanaj ka pasur më parë emrin Ilir Shabanaj dhe ka qenë kryetar Bashkie në Roskovec.

Gjatë momentit të arrestimit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 eurosh. Ai akuzohet se është autori i plagosjes së shtetasit M.A., ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re.

Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe Irfan Azizi, 31-vjeç. Ky person ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Kundër Shabanajt, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë