Ka ndodhur

Akuzohet për korrupsion, Apeli lë në burg prokurorin e Kukësit

Prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi dhe shoferi i tij, Isuf Gega, janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Ata u arrestuan me urdhër të SPAK me 30 qershor në qendër të Kavajës me akuzën e korrupsionit.

Sipas SPAK, Karriqi u vu në pranga pasi në këmbim të 2 mijë eurove ndryshoi masën e sigurisë për një person që e ka pasur nën hetim, për drogë.

Dyshohet se ai ka marrë përfitime monetare për të favorizuar persona nën hetim, të cilët kanë qenë duke u hetuar pranë Prokurorisë së Shkallës së parë Kukës.

Mes çështjeve që ka hetuar Karriqi, është edhe ajo e këngëtares Fjolla Morina, që u kap me armë në pikën kufitare të Morinës.

Në vitin 2019, Karriqi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Kukësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë