Gazeta Si – Klevi Kananaj, 30 vjeç, u arrestua në Vlorë, pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafikim të një kontejneri me 82,84 kg kokainë, sekuestruar me 5 shkurt .2026, në portin e Vigos, në Spanjë.
Sipas njoftimit të policisë, Kananaj, i lindur në Vlorë, u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, pasi autoritetet në këtë vend kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën penale Trafikimi i lëndëve narkotike.
Kananaj akuzohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të trafikuar në Spanjë, 82.84 kg kokainë, fshehur në një kontejner.
Lënda narkotike u sekuestrua nga policia spanjolle në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 persona.
Nga hetimet, dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës dhe 11 ditë pas ngjarjes, ka shkuar në Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje